Këta janë kosovarët e arrestuar për terrorizem, në mesin e tyre edhe një femer

Autori:Avdyl Pajaziti

Gazeta Express ka siguruar emrat e tre kosovarëve të cilët ditën e djeshme u arrestuan nga Policia e Kosovës, duke tentuar të shkojnë në Siri.

Ata janë Tahir Isufi 29 vjec nga Mitrovica, Ismail Zeneli 21 vjec nga Vushtrria dhe Nora Zuzaku 20 vjec nga Gjilani.

Që të tre dje ishin nisur nga aeroporti i Shkupit për në Turqi, ku edhe janë kthyer mbrapa nga autoritetet e atjeshme. Më pas të dyshuarit janë arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Elezit, pasi që në bashkëpunim janë kthyer nga autoritetet turke përmes Republikës së Maqedonisë.

Arrestimin e tyre e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes një njoftimi për medie.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keta-jane-kosovaret-e-arrestuar-dje-per-terrorizem-ne-mesin-e-tyre-edhe-nje-femer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala