Këta janë emrat e nënkryetarëve të rinj të AAK-së (Foto)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot takimin konstituiv të Këshillit Drejtues ku është votuar edhe kryesia e re e kësaj partie.
Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi ka thënë për Indeksonline se tashmë është votuar kryesia e re.
Delegatët e AAK-së me 76 vota për 6 kundër dhe një abstenim kanë zgjedhur kryesinë e re, e cila përbëhet nga 5 nënkryetar.
Nënkryetar i parë është zgjedhur Ardian Gjini, pastaj pozitat e 4 nënkryetarëve tjerë i kanë zënë Ahmet Isufi, Donika Kadaj- Bujupi, Pal Lekaj, Gazmend Abrashi.
Votimi i kryesisë së re ka qenë rrumbullaksim i procesit të brendshëm zgjedhor të partisë, pas zgjedhjeve që u përmbyllën në Kuvendin e VII zgjedhor të 2 Korrikut.
Më poshtë keni edhe listën e plotë të emrave të aNtarëve të rinj të kryesisë së AAK-së.