Këta janë dy suharekasit e arrestuar në Kumanovë (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Tashmë ka dalë një listë e cila është në disa portale dhe në listë figurojnë dy emra të suharekasve. Gjithashtu në Facebook disa familjarë shihen me fotografi duke i mbështetur ata që të jenë të fortë dhe bëjnë thirrje për lirim nga policia maqedonase.

Një nga të arrestuarit në Maqedoni është Fadil Elshani, ka qenë pjesë e luftës në Maqedoni edhe gjatë vitit 2001.

Ai gjithashtu ka qenë pjesë e luftës çlirimtare në Kosovë. Fotografia më poshtë është e vitit 2001 gjatë luftës në Maqedoni.

I arrestuari tjetër i cili është pjesë e listës, është edhe Ardijan Bujari. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në luftën e parë në Maqedoni por edhe në Kosovë.

Më poshtë mund ta shihni në fotografi. /Therandapost/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keta-jane-dy-suharekasit-e-arrestuar-ne-kumanove-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala