Këta janë disa prej të arrestuarve në Kumanovë

Mediat shqiptare në Maqedoni kanë arritur të sigurojnë disa nga emrat e të arrestuarve gjatë aksionit të policisë maqedonase kundër grupit të armatosur shqiptarë në Kumanovë.
Nga emrat e publlikuar, shihet se një pjesë e tyre janë nga Kosova.
Të arrestuarit:
– Sami Ukshini – Sokoli, i lindur në Gjakovë (1967), i arrestuari i parë të shtunën në mbrëmje, në ora 22:30 në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
– Nexhmedin Lika nga Tetova
– Bajram Elshani nga Suhareka
– Alit Sulejmanovski, banor në rrugën “Abdulla Presheva” në Kumanovë
– Sefer Seferi, banor në rrugën “Abdulla Presheva” në Kumanovë
– Sevdail Miftari nga Kumanova
– Fatmir Reçica, banorë i fshatit Llugagji komuan e Lipjanit, Kosovë
– Fejzulla Rushitovski nga Shkupi
– Beg Bajra (1979) nga Gjilani
– Fadil Fejzullahu, banor në rrugën “Pero Ilievski” në Kumanovë
– Lirim Krasniqi (1989) nga Ferizaj
– Mirsad Qerimi (1986) nga Prishtina
– Valdet Zekaj (1987) nga Kosova
– Muharem Fejza (1986) nga Prishtina
Gazeta Koha merr vesh se, një pjesë e të arrestuarve, të shtunën janë mbajtur në stacionin policor në Karposh dhe në Autokomandë.
Burime të larta policore i kanë thënë gazetës Koha se po vazhdon identifikimi i dy-tre të arrestuarve që etiketohen si krerë të grupit, por që kanë emra të ndryshëm nga ata të vërtetit.