Këta janë 16 kandidatët për anëtarë të Kushtetueses

Autori:Avdyl Pajaziti

Komisioni për shqyrtimin e nominimeve për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, i kryesuar nga Kryeparlamentari, Kadri Veseli, në mbledhjen e sotme, ka nominuar 16 anëtarë për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

“Komisioni vlerësoi se të 16- të  kandidatët që kanë aplikuar për gjyqtarë në këtë gjykatë, i plotësojnë kushtet e parapara, andaj është vendosur që procesi të vijojë me proceduara të mëtejme për përzgjedhjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Kuvendit, raporton lajmi.net.

Në mbledhjen e Komisionit u tha se nga 16 kandidatët, vetëm dy do të zgjidhen për anëtarë të Kushtetueses, ndërkaq, u sqarua se, për një pozitë nuk mund të ketë më pak se pesë konkurrentë, përfshirë këtu edhe përfaqësimin gjinor.

Komisioni vendosi që kandidatët me 9 nëntor t’i nënshtrohen provimit me shkrim, ndërkaq, atij me gojë më 11 nëntor, duke filluar në orën 10.

Bujar Muzaqi, Hashim Qollaku, Ramadan Gashi, Musa Dragusha, Rasim Krasniqi, Azem Hajdari, Shqipe Rexhepi, Hava Ismajli, Rexhep Gashi, Rexhep Kabashi, Emrush Kastrati, Zef Prendrecaj, Selvete Gërxhaliu, Safet Hoxha, Vyrtyt Ibrahimaga dhe Gresa Nimani janë vlerësuar se i plotësojnë kushtet për të shkuar më tej në garë. /lajmi.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keta-jane-16-kandidatet-per-anetare-te-kushtetueses/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala