Këta deputet të PDK-së do të votojnë kundër Gjykatës Speciale

Autori:Zekirja Shabani

Tre deputetë aktualë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe një deputet i larguar nga ky subjekt politik do të votojnë në Kuvend kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Deputetët Fadil Demaku, Nait Hasani, Ganimete Musliu e Shaip Muja pritet të votojnë kundër themelimit të institucionit të drejtësisë ndërkombëtare që do të merret me krimet e pretenduara të kryera nga udhëheqësit e UÇK-së gjatë viteve 1998-2000.

Në një intervistë për televizionin publik, Fadil Demaku, e ka përsëritur se vota e tij do të jetë kundër pavarësisht mundësisë për presione dhe shigjeta që do t’i drejtohen atij.

“Jam i bindur se është një padrejtësi shumë e madhe që na është bërë dhe të paktën unë me fuqinë time do t’i them jo Gjykatës Speciale”, ka thënë Demaku, në RTK.

“Kam parime. Qëndrimin për jo e kam marrë duke menduar edhe sikur të mos isha deputet, sikur të mos isha në një parti politike…”, ka shtuar ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keta-deputet-te-pdk-se-do-te-votojne-kunder-gjykates-speciale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala