Kështu vidhen qytetarët në Viva Fresh Store (Video)

Përveç shitjes së produkteve me afat të skaduar, në rrjetin e supermarketeve Viva Fresh Store, qytetarët po raportojnë edhe për mashtrim me çmime.
Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, e realizuar nga një konsumatore e rregullt në Viva Fresh Store tregon vjedhjen në arkë e cila bëhet në njërën prej pikave të këtij supermarketi, transmeton Gazeta Fjala.
Ajo tregon për produktin “Pudingë e gatshme Zottis” çmimi i së cilës në raft është 21 cent për copë, kurse për 4 copë duhet të jetë 84 cent, ndërsa kur ajo bën pagesën në arkë paguan 99 cent.
Ajo gjithashtu thotë se këto gjëra në Viva Fresh Store ndodhin shumë shpesh./Gazeta Fjala/