Kështu u krijua Fanta

Autori:Avdyl Pajaziti

Kohët e fundit në Kosovë është hapur debat i madh mbi pijen freskuese Fanta.

Por në fakt, Fanta rrjedh nga një debat shumë më i madh sesa që mund të zhvillohet në Kosovë.

Kjo pije e ka origjinën si rezultat i vështirësive të importimit të Coca-Cola-së në Gjermaninë Naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Drejtori i kompanisë Coca-Cola për Gjermani, Max Keith, vendosi të krijoj një produkt për tregun gjerman, duke përdorur vetëm përbërës gjerman.

Emri Fanta rrodhi nga mbledhja e Keith me ekipin e tij. Ai u kërkoi atyre që të përdorin imagjinatën që në gjermanisht thuhet ‘fantasie’. Një nga agjentët e shitjes, Joe Knipp, dha një përgjigje të shpejt, “Fanta”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keshtu-u-u-krijua-fanta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala