Kështu u pritën Thaçi e Rama nga shqiptarët e New York-ut

Autori:Gazeta Fjala

​Bashkë me liderët e të gjitha shteteve botërore në sesionin e ri të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në New York, po marrin pjesë edhe ata nga Shqipëria e Kosova.

Me këtë rast, shqiptaro-amerikanët e shumtë që jetojnë atje u kanë bërë një pritje madhështore kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministrit të parë kosovar Hashim Thaçi.

Ky i fundit ka publikuar dy foto në profilin e tij në Facebook, ku shihet se si në një paralagje të New York-ut, Brooklyn, janë vendosur bilbordë, ku u urohet mirëseardhje dy liderëve shqiptarë.
Thaçi në shpërndarjen e këtyre fotografive ka shkruar në Facebook, duke falënderuar djemtë dhe vajzat shqiptare për këtë mikpritje.

“Faleminderit Brooklyn për pritjen e ngrohtë për Edi Rama dhe mua. Nuk kemi frikë se i kemi djemtë dhe vajzat në Amerikë”.

thaci brooklyn

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keshtu-u-priten-thaci-e-rama-nga-shqiptaret-e-new-york-ut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala