Kështu u dogjën e u plaçkitën Kosovarët nga policia Serbe

Se forcat famëkeqe serbe kanë kryer krime, plaçkitje dhe dogjën shumë shtëpi shqiptare, dëshmon edhe kjo video e mëposhtme.
Në fakt, në rrjetet sociale ka filluar të shpërndahet një video ku shihen pesë anëtarë të forcave policore serbe duke plaçkitur shtëpi të ndryshme shqiptare në fshatin Mihaliq të komunës së Vushtrrisë, ndërsa disa prej tyre edhe i dogjën, transmeton Telegrafi.
Dëshmitar i këtyre krimeve ishte televizioni ITN, i cili ka pasqyruar gjithçka që ka ndodhur në këtë fshat, ku supozohet se janë vrarë edhe disa persona të paarmatosur. /Telegrafi/