Kështu “shërbehen” bizneset në Ferizaj (Foto+Video)

Jo me kot Kosova ka rënë për dy pozita në Raportin e të Bërit Biznes këtë vit. Situata vitin e ardhshëm mund të përkeqësohet bazuar në punën e zyrtarëve të Administratës Tatimore të Kosovës në Ferizaj. Bizneset dhe qytetarët nuk ka kush ti shërbej në këtë institucion, siç edhe shihet në videon dhe fotografitë e siguruara nga Gazeta Fjala.
Një qytetarë ka pritur për afro një orë për të kryer pagesën por nuk ka pasur asnjë zyrtar që ti shërbej edhe pse ai ka marrë numrin rendor për pritje. /Gazeta Fjala/