Kështu plaçkitën në çmime kosovarët në Durrës (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon se si në tregjet shqiptare ndryshojnë çmimet, varësisht prej blerësit.

 Nëse blerësi flet me theks të Shqipërisë, ai ka çmim real e nëse turisti fletë me theks të Kosovës, atëherë çmimi është më “special”.

Në fakt, në videon e mëposhtme të titulluar “Eksperiment Shoqëror” mund të shihni se si në tregun e qytetit bregdetar të Durrësit, ndryshojnë çmimet varësisht gjuhës që flet.

Këtë herë eksperimenti është kryer duke shfrytëzuar një person që flet gjuhën shqipe në dy dialekte, atë toskë (Shqipëri) dhe gegë (Kosovë).

Gjersa për “blerësin gegë” çmimet nuk ndryshonin, për atë toskë ndryshonin varësisht shitësit. /Telegrafi/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keshtu-plackiten-ne-cmime-kosovaret-ne-durres-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala