Keshtu ndodhi sulmi në qytetin e shenjë në Medine (Foto+Video)

Një bombë ka shpërthyer jashtë oborrit të xhamisë së profetit Muhamed në qytetin saudit të Medinës, që konsiderohet një nga vendet e shenjta në Islam, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Video të shumta që po qarkullojnë në mediat sociale, shfaqin momente ku shihen kufoma të djegura duke qëndruar të shtrira nëpër asfalt afër veturës që kishte shpërthyer, derisa policia dhe sirenat e autoambulancës dëgjohen në gjitha pjesët e qytetit, transmeton Telegrafi.
Por ende pa kaluar shumë kohë është dëgjuar një shpërthim tjetër në qytetin Jeddah dhe Qatif, qytet ky në pjesën lindore i populluar kryesisht nga pakica shiite që vazhdimisht sulmohen nga suniitët.
