Kështu mund të krijohen 20 mijë vende të punës në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kosovës mund ti shtohen  edhe 20 mijë vende të reja të punës. Por, kjo do të mund të behët vetëm duke i zbatuar tri metoda  të publikuara nga Instituti për Politika edhe Fondacioni  “Friedrich Ebert”.

Sipas këtij instituti  për tu arritur kjo në Kosovë duhet të ulët  mosha e pensionimit nga 65 në 60 vjeç për sektorin publik. Të ndalohet punësim i shumëfishtë në sektorin publik dhe të behët  prezantimi i kredive tatimore.

“Pikërisht përmes këtyre tri formave të cekura synohet që të ulët kjo përqindje. Bazuar në të dhënat e Trustit Pensional të Kosovës, në vitin 2014kanë qenë 17,479 punëtor në institucionet publike që ishin mbi moshën 60 vjeçare. Më rastin e pensionimit do të kishin 70përqindë të rrogës, si pensionist për të vendos për këtë duhet të formohet një komision”, thuhet në raportin e këtij instituti.

Kurse, drejtues të këtij instituti në një konferencë për media kanë thënë se ekzistojnë rastet kur ka pasur edhe persona më 6 vende punë.

“ Ndalimi i punësimit të shumëfishtë do haptë vende punë”, ka thënë Learta Holla përfaqësuese e INDEP.

Derisa, përmes prezantimit të kredive tatimore, ajo ka thënë  që secili biznes qe arrin të hap tre vende të reja të punës, brenda një viti fiskal të ketë mundësi të zbresin tatimet.

“E gjithë kjo do ti shkaktoj Kosovës nevoja shtesë për buxhete”.

Instituti për Politika dhe Fondacioni “Friedrich Ebert” synon që përmes këtyre metodave të publikuar në raport të behët debate dhe analiza për  realizimin e këtyre qëllimeve më në detaje. /Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keshtu-mund-te-krijohen-20-mije-vende-te-punes-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala