Kështu mbushin valixhet me para këngëtarët e dasmave shqiptare (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një këngëtare e muzikës popullore shqiptare ka publikuar në Facebook, grumbuj parash, përfituar nga bakshishet në një dasmë në Tetovë.

Festat familjare, duke përfshirë edhe dasmat është bërë praktikë ndër shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë që të organizohen gjatë kohës së pushimit të verës, kjo edhe për shkakun e ardhjes së pjesëtarëve të familjeve të tyre që jetojnë në diasporë.

Ata që më së shumti mobilizohen për këtë sezon, duket të jenë këngëtarët e muzikës popullore.

Përveç parave që marrin nga kontraktimi me organizatorin e ahengut familjarë, janë bakshishet ato që edhe më shumë fyejnë xhepat e tyre.

Këto raste janë shumë më të shprehura te shqiptarët e Maqedonisë.

Më së miri këtë e dëshmon rasti i një këngëtare të muzikës popullore, e quajtur Fatlume Popovci, e cila ka publikuar në profilin e saj në Facebook grumbuj me kartëmonedha të ndryshme, si euro e dollarë, të cilat i ka siguruar nga bakshishet në një dasëm në një fshat të Tetovës.

“ …sonte në dasmë në Gurgunicë, Tetovë”, ka shkruar Popovci në Facebook, derisa në foto shihet grumbujve të parave të hedhura përreth saj.

11811289_842502325827915_1002096621938064736_n

11701098_842502392494575_1828247899342445343_n

11745799_842502372494577_7062310916224533514_n

11800160_842502335827914_8592526987990438700_n

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keshtu-mbushin-valixhet-me-para-kengetaret-e-dasmave-shqiptare-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala