Kështu duket Kumanova, tri javë pas luftimeve (Video)

Është një ditë normale në qytetin e Kumanovës.
Por, krejt ndryshe është situata në Lagjen e Trimave.
Shenjat e luftimeve prej 40 orësh, që ndodhën me 9 dhe 10 maj, nuk janë shlyer.
Shkupi zyrtar ua ndau të dëmtuarve në Lagjen e Trimave nga 100 mijë denarë, ose pak më tepër se 1.600 euro, raporton Klan Kosova.
Për shkak se ende nuk kanë rregulluar shtëpitë dhe pronat e dëmtuara, disa familje zgjidhjen për banim janë detyruar ta gjejnë diku tjetër.
Por, përkrahja për të dëmtuarit e konfliktit të Kumanovës nuk po mungon.
Një e tillë erdhi nga mërgimtarët e të gjitha trojeve shqiptare që jetojnë e punojnë në Zvicër.