Kështu dukej Shqipëria në kohë e komunizmit (Foto)

Këto foto të rralla shumëkush mund t’i shohë për herë të parë. Mjaft nga brezat e rinj, të lindur pas 1990-s, mund ta kenë të vështirë të kuptojnë domethënien e shumë prej fotove.
Bien në sy mbledhje të rinjsh ku lexohen gazeta që përmbajnë vetëm propagandën e regjimit komunist. Aksione vullnetare dhe parada të koordinuara me raste festash ishin tejet të zakonshme në ato kohë.
Pasqyrohet kudo një lumturi thuajse naive si dhe një rini që kalitej për ta çuar përpara Shqipërinë Socialiste, transmeton Mapo.al.
Spikat zona e plazhit ne Durres, asokohe të paktën e mbajtur në gjendje shumë të mirë dhe e pyllëzuar kudo, ndërkohë që sot është pushtuar nga betoni. /Telegrafi/