Kështu do të duken 20 eurot e reja

Më 24 shkurt 2015 Banka Qendrore Evropiane (BQE) zbuloi dizajnin e plotë të kartëmonedhës së re në vlerë prej 20 € në ngjarjen që u organizua në Bankën Qendrore Evropiane në Frankfurt am Main të Gjermanisë.
Kartëmonedha e serisë së re në vlerë prej 20€ është kartëmonedha e tretë e serisë Europa dhe ashtu sikurse seria e parë dhe e dytë e kartëmonedhave në vlerë prej 5€ dhe 10€, seria e re Europa e kartëmonedhave në vlerë prej 20€ ka një dizajn të ndryshuar dhe përmban tipare të zgjeruara dhe të avancuara të sigurisë. Kartëmonedha e re në vlerë prej 20€ do të lëshohet në qarkullim më 25 nëntor 2015 në të gjithë zonën e euros.