Këshilltarja e Dardan Gashit punësohet në Ministri të Mjedisit

Autori:Avdyl Pajaziti

Zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, po akuzohen edhe për punësime me të njohshëm dhe pa kualifikime adekuate.

Në një emali të ardhur në adresë të Gazetës Fjala, thuhet se Kaltrina Drancolli, ish këshilltare politike e Dardan Gashit dhe Sekretarit Arben Çitaku, është punësuar si zyrtare profesional për politikat e banimit. Krejt ky punësim, sipas këtij emali është përcjellë me shkelje ligjore.

Konkursi për këtë pozitë ishte hapur në muajin shtator 2014 gjatë kohës se ngërçit politik në vend, ku Kaltrina Drancolli ende ka ushtruar funksion publik (këshilltare e Ministrit Dardan Gashi).

Por,MMPH kundërligjshëm ka zgjatë afatin për pranim plotë 9 muaj,  deri në 14 maj 2015 kur edhe është përzgjedhur Drançolli si zyrtare profesional për politikat e banimit.

Ajo ishte e 36-ta në listë nga 51 kandidatë sa kishin konkurruar për këtë pozitë.

Në Ministrinë e Mjedisit nuk kanë dhënë shumë informata për këtë proces. Ata kanë treguar listën e njerëzve që kanë aplikuar për këtë detyrë ndërsa e kanë arsyetuar vonesën e rekrutimit me mungesën e kohs së anëtareve të komisionit për të bërë përzgjedhjen.

“Arsyeja e zgjatjes se procedurës se rekrutimit për pozitën: zyrtar profesional për politika te banimit, ka ndodhur për shkak të angazhimeve te shumta te anëtarëve të komisionit si dhe zëvendësimi i njërit prej anëtarëve të komisionit nga radhët e minoriteteve”, thuhet në përgjigjen e kësaj Ministrie.

Por, Ministria e Mjediset dyshohet se ka bërë dallavere në përzgjedhjen e saj. Në këtë kohë Kaltrina Drancolli nuk ishte e pranuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë drejtimi arkitekturës, në Universitetin e Prishtinës, në studime Master. Ajo në nivelin bachelor ka notën mesatare 7.31 dhe kjo ishte një nga arsyet e diskualifikimit, ku është radhitur e 46 në listë.

Gazeta Fjala e ka listën e plotë të studenteve që janë pruar dhe të atyre që s’kanë mundur të pranohen në fakultetin e arkitekturës./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keshilltarja-e-dardan-gashit-punesohet-ne-ministri-te-mjedisit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala