Këshilltari i Thaçit: Sot qytetari doli në mbrojtje të Republikës

Autori:Avdyl Pajaziti

Këshilltari i Thaçit, Abelard Tahiri, në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se sot doli në shesh edhe falsifikimi i 200 mijë nënshkrimeve nga opozita.

Qytetari i Republikës, sipas Tahirit, sot tregoi qartë se nuk i përkrah ata që duan ta zhbëjnë Republikën. Tahiri tha se hipokritët që kinse dolën në mbrojtje të Republikës, sot nuk patën me vete asnjë simbol të saj.

“Sot ishte një ditë e madhe për Republikën: Qytetarët i thanë JO anarkisë, JO haraçit, JO korrupsionit. Sot doli në shesh edhe falsifikimi i 200 mijë nënshkrimeve nga opozita dhe qytetarët e Kosovës treguan se vërtetë e duan Republikën. Treguan se ata duan sundim të ligjit, duan zhvillim ekonomik dhe integrim në BE e jo dhunë e shkatërrim të Republikës. Qytetari i Republikës sot tregoi qartë se nuk i përkrah ata që duan ta zhbëjnë Republikën! Hipokritët që kinse dolën në mbrojtje të Republikës, sot nuk patën me vete asnjë simbol të saj!”, ka shkruar këshilltari i Thaçit, Abelard Tahiri.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keshilltari-i-thacit-sot-qytetari-doli-ne-mbrojtje-te-republikes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala