Këshilltari i Thaçit për opozitën: Dje e kallën sheshin, sot u kthyen në vendin e krimit

Autori:Gazeta Fjala

Këshilltari i Thaçit, Abelard Tahiri, ka thënë se opozita sot është kthyer në vendin e saj të krimit, në sheshin Skënderbeu.

Ai ka thënë se opozita dje provuan t’ia vënë flakën institucioneve të shtetit e me këtë edhe vetë shtetit të Kosovës. “Dje treguan se nuk iu intereson as Republika, së paku jo ajo e Kosovës, sepse nuk patën asnjë shenjë të saj. Dje treguan se janë në gjendje të shkatërrojnë pronën publike dhe atë private. Por, më e rënda, dje treguan se për inatet e tyre politike, janë në gjendje të rrezikojnë edhe jetët e njerëzve”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.

Statusi i plotë i tij:

Kthimi në vendin e krimit mund të quhet takimi me media i opozitës sot në sheshin Skënderbeu. Dje provuan t’ia vënë flakën institucioneve të shtetit e me këtë edhe vetë shtetit të Kosovës. Dje treguan se nuk iu intereson as Republika, së paku jo ajo e Kosovës, sepse nuk patën asnjë shenjë të saj. Dje treguan se janë në gjendje të shkatërrojnë pronën publike dhe atë private. Por, më e rënda, dje treguan se për inatet e tyre politike, janë në gjendje të rrezikojnë edhe jetët e njerëzve.

Nuk është e rastit që dhuna e djeshme shqetësoi edhe miqtë ndërkombëtarë të Kosovës të cilët dje reaguan më shumë se kurdo më herët. Shteti i Kosovës, Republika, asnjëherë nuk ka qenë më e rrezikuar dhe më e cenuar se sa dje.

Ta mbrojmë Republikën nga anarkia, haraçi dhe korrupsioni!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keshilltari-i-thacit-per-opoziten-dje-e-kallen-sheshin-sot-u-kthyen-ne-vendin-e-krimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala