Këshilltari i Memli Krasniqit i dërgon fëmijët në çerdhe me 3Z (Foto)

Autori:Zekirja Shabani

Shasivar Haxhijaj, këshilltar i Ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqi, nuk e ndalë veturën zyrtare as për punët e tij private. Ai çdo ditë i dërgon dhe i merr fëmijët e tij në kopshtin e fëmijëve “Bota Magjike”, në Fushë Kosovë, me veturë zyrtare (3Z-004-16).

Gazeta Fjala ka siguruar disa foto ku vetura zyrtare shihet e parkuar para këtij kopshti të fëmijëve.

Në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hagjijaj që ishte edhe kandidat i Partisë Demokratike për Komunën e Istogut, nuk ka të deklaruar fare veturë private. Kjo dëshmon se nuk i duhet shumë vetura private pasi për ti kryer këto shërbime ai e përdorë veturën zyrtare.

 

bota maagjike memlifoto memli- vetura

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keshilltari-i-memli-krasniqit-i-dergon-femijet-ne-cerdhe-me-3z/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala