Këshilltari i kryeministrit: Ruaje Zot Kosovën nga Vetëvendosja

Autori:Gazeta Fjala

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Berisha, ka reaguar pas deklarimeve të një dite më parë të zyrtarit të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, i cili ndër të tjera ka thënë se ky subjekt nuk ka se Çfarë të humb.

Berisha, përmes një statusi, thekson se përfaqësuesi i Vetëvendosjes më në fund, në mes tjerash, pranoi se ky subjekt nuk ka se cka të humb më dhe kjo, sipas tij, arsyeton cdo veprim për të penguar jetën institucionale.

“Zot ruaje këtë vend nga humbësi që ka humbur Çdo gjë, përfshirë dhe shpresën për t’u ringjallur ndonjëherë. Rreziku për shtetin dhe qytetarët sa vjen dhe shtohet, e sidomos nëse edhe më tutje veprimet dhe dhuna e fundit, tolerohet”, thekson Berisha, duke bërë thirrje që të gjithë të vihen kundër dhunës sa nuk është bërë vonë, “sepse koha do na ndëshkojë”./Express

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keshilltari-i-kryeministrit-ruaje-zot-kosoven-nga-vetevendosja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala