Këshilltari i kryeministrit Mustafa avokat i djalit të tij në Gjykatë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ka vazhduar gjykimi ndaj Besnik Mustafës dhe të tjerëve në Gjykatën Themelore të Ferizajt. Mbrojtja e tij ka vazhduar të insistoj se kjo është drejtësi selektive,

“Në bazë të fakteve del se Prokurori e ka akuzuar Besnik Mustafën sepse ka qenë djali i Isa Mustafës e jo se ka kryer ndonjë vepër penale”, ka thënë avokati i tij, Besnik Berisha që është edhe këshilltar i kryeministrit Mustafa.

Por, prokurori special Ali Rexha e ka mohuar këtë duke thënë se në këtë rast ka edhe të akuzuar tjerë dhe se në kohën e hetimeve nuk ka qenë Isa Mustafa fare kryeministër.

Besnik Mustafa, bashkë me 6 persona të tjerë, akuzohen për vepra penale që ndërlidhen me një fluturim të anuluar të vitit 2009 në Aeroportin e Prishtinës,  raporton KTV.

Besnik Mustafa, si menaxher i Bankës për Biznes, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar, të një garancie bankare që ishte e dedikuar për pasagjerë.

Në mesin e të akuzuarve janë edhe disa ish-zyrtarë të MTPT-së.

Në seancën e sotme dëshminë e tij e ka dhënë Ali Aliu, ish-drejtor i departamentit të aviacionit civil. Ai ka dhënë se në këtë rast nuk është respektuar hierarkia dhe vartësi i tij, Ismajl Berisha ka komunikuar direkt me kabinetin e ish-ministrit, Fatmir Limaj. Ish-shefi i kabinetit, Endrit Shala nuk është paraqitur sot si dëshmitar me arsyetimin se ka pasur një familjar të sëmurë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keshilltari-i-kryeministrit-mustafa-avokat-i-djalit-te-tij-ne-gjykate/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala