Këshilltari i Kryeministrit i quan bandit anëtarët e Vetëvendosjes

Autori:Avdyl Pajaziti

Këshilltari i Kryeministrit Mustafa, Sokol Havolli, i është kundërpërgjigjur deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e cila ka akuzuar Policinë e Kosovës, se ia kanë shqetësuar të birin pas vizitës që kanë bërë në shtëpinë e saj, lidhur me ngjarjet që ndodhën në Kuvendin e Kosovës.

Duke iu referuar faktit se dhjetëra aktivistë të VV-së sulmuan shtëpinë e Kryeministrit duke terrorizuar familjarët, Havolli shkruan se a thua a ka rëndësi kjo për Haxhiun, apo me rëndësi janë vetëm fëmijët e zyrtarëve të VV-së.

“Ndërsa kur një grup banditësh dhe vagabondësh të Vetvendosjes që shqetësoni familje të tëra, duke iu shkuar nëpër shtëpi si hiena dhe me agresivitet ç’njerëzor…s’ka rëndësi, a po? Sepse fëmijët tjerë nuk shqetësohen, a po? Apo mbase nuk janë tuajt dhe s’ka rëndësi?”, shkruan Havolli.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keshilltari-i-kryeministrit-i-quan-bandit-anetaret-e-vetevendosjes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala