Këshilltari i kryeministrit ka informata se në komunën e Prishtinës përgatiten koktejet e molotovit

Autori:Gazeta Fjala

Shef i Kabinetit  të kryeministrit,  Sokol Havolli ka drejtuar akuza ndaj kreut të Prishtinës, Shpend Ahmetit, raporton Gazeta Fjala.

Havolli e ka quajtur protestën e opozitës si organizim paramilitar, duke thënë se në ndërtesën në të cilën udhëheq Shpend Ahmeti po përgatiten aktet të cilat po i shohim në protesta.

“A e din Shpendi qe mbi 100 koktej molotovi janë hedhë dje, e 200 te tjera i kane pasë te gatshme militantet e tij? Mos thoni qe kjo nuk është organizim paramilitar!? Marren që e ke bo dje nuk mundesh me mbulua me një status. Flitet se shume prej ketyre akteve po i përgatisin ne ndërtesën qe ti e udhëheq”, ka shkruar Havolli në rrjetin social Facebook./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keshilltari-i-kryeminister-ka-informata-se-ne-komunen-e-prishtines-pergatiten-koktejet-e-molotovit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala