Këshilltarët e Jahjagës paguhen më shumë sesa Kryeministri

Autori:Avdyl Pajaziti

Këshilltarët e presidentes Atifete Jahjajga dalin të jenë më të paguar se sa kryeministri dhe vartësit e tij për punën qe bëjnë. Të paktën kështu rezulton në bazë të deklarimeve qe figurojnë në Agjencinë Anti Korrupsion.

Këshilltari i lartë politik për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, Arbër Vllahiu për punën që bën paguhet 1,772 euro në muaj.

Hiç më keç nuk qëndron as këshilltarja tjetër për politikë e presidentes, Antigonë Baxhaku-Idrizi. Kjo e fundit, në bazë të deklarimeve të fundit në Agjencinë Anti Korrupsion, ka deklaruar se merr pagë në vlerë prej 1,668 eurosh në muaj.

Në anën tjetër, 17,318 euro është shuma vjetore qe merr kryeministri i Kosovës për punën e tij. Nëse këtë shumë e pjesëtojmë për 12 muaj, i bie që i pari i Ekzekutivit merr 1,443 euro në muaj si kryeministër i Kosovës, ose 329 euro me pak se Arbër Vllahiu. (Tribuna Channel)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keshilltaret-e-jahjages-paguhen-me-shume-sesa-kryeministri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala