Këshilli Rinor Kosovar ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor

Autori:Gazeta Fjala

Këshilli Rinor Kosovar sot ka mbajtur Kuvendin e tetë zgjedhor të Këshillit të Nxënësve të Kosovës me titull “Deri në çfarë mase edukimi mund të stimuloj inovacionin e ndërmarrësve të rinj”.

Organizimi i Kuvendit, këtë vit ndër të tjera ka për qëllim shënimin e Javës Globale të Ndërmarrësisë. Në Kuvend u prezantuan informata në cilësi ligjëruese nga Shoqata e Bankave të Kosovës, ide inovative nga te rinjtë në biznes si FORMON dhe Rolling Rabbits, si dhe mundësi tjera që ofron ICK për të rinjtë. Në Kuvend morën pjesë Ministra dhe përfaqësues të Qeverisë.

Ministrin Arban Abrashi i cili ishte prezent, theksoi se nxënësit duhet të mendojnë për zgjedhjet që bëjnë për karrierë, të shohin se cilat janë nevojat e tregut, fjalimi i tij përfundoj duke përshëndetur organizimin e Kuvendit zgjedhor.

Nga Ministria e Arsimit, Azem Guri theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka pas me Këshillin Rinor Kosovar dhe ofroi përkrahje të mëtutjeshëm të aktiviteteve të Kuvendit si dhe të Këshillit Rinor Kosovar.

Folësit Prezantues ishin : Valon Shehu nga Shoqata e Bankave të Kosovës, Uranik Begu nga Innovation Centre Kosovo, Rron Cena nga FORMON dhe Elena Kelmendi – Rolling Rabbits.

“Pasi që Kuvendi i 8-të zgjedhor ishte në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, veçanti e këtij Kuvendi ishin prezantimet që u bënë. Prezantimet filluar me kompaninë Start-Up FORMON, ku Rron Cena prezantoi punën që bënë FORMON. Pastaj vazhdoj Uranik Begu nga Innovation Centre Kosovo ku i informoj më shumë nxënësit rreth ICK-së. Prezantuesi i tretë ishte kompania Rolling Rabbits ku Elena Kelmedi dhe Deniz Tortoshi treguan për shërbimet që i ofron kompania. Pjesa e prezantimeve përfundoj me Shoqatën e Bankave të Kosovës ku Valon Shehu tregoi më shumë për kursimin dhe si te kursehet”, thuhet në e dërguar nga KYC.

Pjesa e fundit e Kuvendit ishte për zgjedhjen e Këshillit Drejtues, ku me sukses u zgjedhën përfaqësuesit e secilës komunë në Këshillin Drejtues.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keshilli-rinor-kosovar-ka-mbajtur-kuvendin-zgjedhor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala