Në fakultetin e Inxhinierisë numër i vogël i studentëve dalin në vitin e dytë

Autori:Gazeta Fjala

Këshilli i Studentëve Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të UP-së, kërkon nga menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës të reflektoj ndaj kërkesave të studentëve.

Sipas një komunikata për media ata kanë  bërë me dije se vendimi mbi kushtet e regjistrimit të vitit akademik nuk ka rezultuar pozitiv në njësinë tonë akademike.

“Nuk kemi asgjë kundër rektorit Zejnullahu, por vetëmse po e shprehim si shqetësim tonin në lidhje me numrin e studentëve të regjistruar në vitin e dytë akademik, si në nivelin e studimeve Bachelor e poashtu edhe në nivelin e studimeve Master”, shkruan në komunikatë transmeton Gazeta Fjala.

Këshilli i Studentëve FIEK në komunikatë kanë përmendur numrin e vogël studentëve që e kanë arritur kushtin për të vazhduar me vitin e dytë.

Në këtë fakultet sipas tyre nga 480 student të nivelit bachelor vetëm 63 prej tyre e kanë arritur kushtin e kalueshmërisë së 9 provimeve.

“Në nivelin master nga 150 studentë vetëm 23 prej tyre e kanë arritur kushtin”, thuhet në  reagimin e këshillit studentor. /Gazeta Fjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keshilli-i-studenteve-vazhdon-me-kerkesa-ndaj-rektorit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala