Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

​Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të enjten në Nju Jork për të diskutuar lidhur me raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon për gjendjen në Kosovë.

Në raportin e tij tre mujor të publikuar në Internet, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, e ka dënuar dhunën nga partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës për të penguar funksionimin e punës së Kuvendit.

Ndër të tjera thuhet se sulmet fizike të aktivistëve të opozitës kundër kryeministrit dhe qeverisë janë të papranueshme.

Ai ka kërkuar nga të gjithë politikanët kosovarë që të përmbahen nga retorika dhe aksionet të cilat ka thënë se tejkalojnë normat e shoqërisë demokratike dhe të civilizuar dhe e dëmtojnë besimin e publikut në këto institucione si dhe imazhin e Kosovës në botë.

Ky është raporti i katërt me radhë gjatë këtij viti dhe i 66-ti me radhë që nga miratimi i Rezolutës 1244 në qershor 1999, e cila e obligon Sekretarin e Përgjithshëm t’i raportojë Këshillit të Sigurimit çdo tre muaj mbi zhvillimet në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keshilli-i-sigurimit-diskuton-per-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala