Këshilli i Prindërve të Kosovës reagon për përfshirjen e nxënësve në protestë

Autori:Gazeta Fjala

Këshilli i Prindërve të Kosovës shpreh shqetësim lidhur me përfshirjen e nxënësve dhe fëmijëve në protesta dhe tubime të ndryshme ku përveç se humbet cilësia në mësim, edhe po rrezikohet shëndeti i tyre.

“Nëpërmes kësaj komunikate, ne, Këshilli i Prindërve të Kosovës, u bëjmë apel të gjithë nxënësve dhe prindërve të tyre që mësimi të jetë prioriteti i tyre kryesor”, thuhet në këtë reagim.

Po ashtu, ky Këshill kërkon nga MASHT-i, drejtorët e Shkollave dhe kujdestarët e klasave që të ndërmarrin veprime të duhura dhe mos të lejohet përfshirja e nxënësve nëpër tubime, protesta apo organizime jashtë planifikimit që ka Shkolla, “pavarësisht se nga kush thirren apo kush i organizon ato”.

“Shkolla është institucion arsimor dhe askush nuk ka të drejtë as ligjore e as morale të keqpërdorë fëmijët dhe ti privoj nga e drejta për mësim”, përfundon reagimi.

Ky reagim i Këshillit të Prindërve të Kosovës vjen pas raportimit të mediave se një nxënës i Shkollës Fillore “Faik Konica”, i moshës 6 vjeçare, është alivanosur derisa po zhvillohej protesta e opozitës në kryeqytet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keshilli-i-prinderve-te-kosoves-reagon-per-perfshirjen-e-nxenesve-ne-proteste/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala