Këshilli Drejtues i UP-së “në pushim” qe tre muaj

Autori:Avdyl Pajaziti

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, ndonëse është organi më i lartë ekzekutiv i këtij institucioni, nuk ka mbajtur asnjë mbledhje që nga muaji qershor, shkruan sot Koha Ditore.

Mbledhjen e fundit ky këshill e ka mbajtur disa ditë para se Senati i UP-së të zgjidhte pesë anëtarët e rinj të këtij organi, të cilët mandatin do ta marrin prej muajit tetor.

Deri atëherë, Këshilli Drejtues duhet të funksionojë sipas përbërjes aktuale dhe është përgjegjës për të gjitha vendimet që lidhen me çështjet financiare (buxheti, personeli, infrastruktura), në mënyrë që të sigurojë kushte të përshtatshme për veprimtarinë e qëndrueshme të Universitetit në përputhje me obligimet e tij.

Shefkije Islamaj, kryetare e KD-së, ka thënë për “Kohën Ditore” se tri mbledhjet e fundit kanë dështuar të mbahen për arsye kuorumi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keshilli-drejtues-i-up-se-ne-pushim-qe-tre-muaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala