Këshilla e ATK-së për grumbulluesit e kuponëve fiskal

Autori:Avdyl Pajaziti

Një numër i madh i qytetarëve kanë aplikuar për rimbursim të shumave të parave nga 10,15 dhe 20 euro në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), duke e bërë dorëzimin e kuponëve fiskal në këtë muaj që është pasues i tremujorit të kaluar, prill, maj dhe qershor. Por, ajo çka po i preokupon më shumë qytetarët është mos lejimi i ATK-së për të aplikuar me të njëjtën xhirollogari bankare për t`u rimbursuar për herë të dytë.

Lidhur me këtë, Zyra e Informimit në ATK, edhe pse e pyetur për arsyen e këtij rregulli nuk ka dhënë ndonjë sqarim konkrete.

“Vet aplikacioni ka edhe kufizimin që një person nëse me një numër personal ka shkarkuar njëherë aplikacion, për herën e dytë nëse tenton të shkarkoj, këtë e ka të kufizuar dhe i jepet mesazhi se ju keni shkarkuar njëherë aplikacion dhe nuk mund të shkarkoni për herën e dytë brenda këtij tremujori. Personi i tillë, nuk lejohet të aplikoj për herën e dytë derisa ka dorëzuar njëherë një aplikacion. Këtë mund t’ia delegoj ndonjë personi tjetër të afërm i cili nuk ka aplikuar dhe të përfitoj nga Rimbursimi i mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal”, kanë treguar për Indeksonline në Zyrën për Informim të ATK-së.

Çështje tjetër për të cilën janë shprehur të brengosur qytetarët, sidomos ata të moshuarit, është ajo e mos aftësisë për të punuar me kompjuter. “Përveç kompjuterëve, kemi autorizuar edhe zyrtar tatimor, të cilët janë në shërbim të qytetarëve për t’ju ndihmuar në plotësimin e aplikacionit dhe përmbushjen e të gjitha kritereve, si sigurimi i plikos, printimi i informative, etj., deri në final ku do të mund të dorëzonin plikon e tyre në sportelin e Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve”, ka sqaruar Zyra e Informimit në ATK për Indeksonline.

Ndryshe, për ata që aplikojnë mund të rimbursohen me shumën 10 euro nëse dorëzojnë plikon me më shumë se 30 kuponë dhe me vlerë nga 250 deri në 500 euro, ndërsa 15 euro nëse dorëzojnë plikon me më shumë se 40 kuponë dhe me vlerë nga 501 deri në 800 euro, si dhe plikot me më shumë se 50 kuponë dhe me vlerë mbi 800 euro, do të rimbursohen në vlerën 20 euro. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/keshilla-e-atk-se-per-grumbulluesit-e-kuponeve-fiskal/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala