KESCO-ja diskriminon konsumatorët me planin ABC të reduktimeve

Autori:Avdyl Pajaziti

Disa rajone të Kosovës janë përballur me reduktime të energjisë elektrike deri në katër orë. Drejtues të Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) kanë thënë se reduktimet e energjisë elektrike janë aplikuar për shkak të rritjes së papritur të konsumit të energjisë elektrike gjatë ditëve sa kishte rënie të temperaturave.

E reduktimet i kanë bërë në bazë të planit ABC, një plan i miratuar në kohën kur Kosovës i mungonte në masë të madhe energjia elektrike, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por, kriteret për kategorizim tashmë nuk ekzistojnë pasi KEDS-i ka arritur të ketë nivel rekord të inkasimit të energjisë së faturuar. E kriteri tjetër për kategorizim, humbjet teknike, janë përgjegjësi direkte e KEDS-it të cilët janë zotuar se do t’i investojnë 300 milionë euro në përmirësimin e rrjetit.

Në bazë të këtij plani, kryeqyteti del të jetë më i privilegjuar nga KESCO-ja. Në Prishtinë, në të cilin janë të përqendruara institucionet e shtetit dhe shumica e udhëheqësve të tyre, nuk është vërejtur shumë emergjenca në furnizim me energji elektrike..

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kesco-ja-diskriminon-konsumatoret-me-planin-abc-te-reduktimeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala