Kerry sot na jep mesazhe

Autori:Avdyl Pajaziti

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, do ta vizitojë sot Kosovën, do ta takojë Kryeministrin Isa Mustafa dhe Zëvendëskryeministrat Hashim Thaçi e Branimir Stojanovic, si dhe do t’i japë mesazhet e tij të qarta për sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë rajonale.

Kerry, siç ka pohuar Ambasadori Amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, do t’ia japë disa porosi Qeverisë së Kosovës.

Para së gjithash, ai do ta theksojë miqësinë dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

Pastaj, Kerry do të flasë për Dialogun me Serbinë dhe rëndësisë së mbajtjes së momentumit rreth kësaj çështjeje, për përparimin në krijimin e Gjykatës Speciale, si dhe për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm – i cili është problem në tërë rajonin e Ballkanit.

Sekretari Amerikan i Shtetit, po ashtu, do ta mbajë edhe një konferencë për media. /

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kerry-sot-na-jep-mesazhe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala