Kerry përfundon bashkëbisedimin tek Muzeu me shoqërinë civile

Autori:Gazeta Fjala

Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry ka përfunduar bashkëbisedimin me shoqërinë civile në Muzeun Kombëtar.

Zyrtari i lartë amerikan do t’i drejtohet aeroportit ‘Nënë Tereza’ për të përmbyllur vizitën e tij zyrtare në vendin tonë. Kerry shoqërohet nga masa të forta policie, ku në terren janë një numër i madh i efektiëvve të agjencive të ndryshme ligjzbatuese, kurse nga ajri bëhet patrullim me helikopter të ushtrisë.

Deri tani nuk është shënuar asnjë incident gjatë vizitës së Sekretarit Kerry.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kerry-perfundon-bashkebisedimin-tek-muzeu-me-shoqerine-civile/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala