Kerry nuk ua ndryshoi mendjen opozitës, vazhdojnë me protestë

Autori:Avdyl Pajaziti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri  i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe Bilall Sherifi nga NISMA për Kosovën, përmes një konference për shtyp bënë të ditur se nuk do t’i përgjigjen ftesës së kryeministrit Isa Mustafa për negocim.

Haradinaj i bëri një kusht Mustafës dhe kërkoi që të lirohen të gjithë të arrestuarit, njofton Klan Kosova.

Madje ai u shpreh se derisa të lirohen ata nuk do të pranojnë asnjë propozim për të gjetur një zgjidhje.

Opozita gjithashtu ka bërë me dije se ata do të ulen të flasin me kryeparlamentarin e Shqipërisë Ilir Meta, por jo edhe me pozitën.

Kurse Visar Ymeri, e përshëndeti vizitën e sekretarit amerikan John Kerry, por tha se derisa të lirohen të gjithë të arrestuarit nuk do të ketë një zgjidhje për krizën politike.

E Haradinaj për vizitën e Kerry është shprehur se edhe vet ai ka thënë se ShBA-ja nuk do të mbështet asnjë marrëveshje që është në dëm të Kosovës, e sipas Haradinaj kjo nënkupton se marrëveshjet mund të tërhiqen.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kerry-nuk-ua-ndryshoi-mendjen-opozites-vazhdojne-me-proteste/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala