Kerry niset sot për në Mynih, më 14 shkurt në Tiranë

Autori:Avdyl Pajaziti

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të udhëtojë sot për në Mynih të Gjermanisë, për të marrë pjesë në Konferencën e 52-të të Sigurisë.

Gjatë qëndrimit në Mynih, ai do të ndjekë edhe një takim të Grupit të Mbështetësve Ndërkombëtarë për Sirinë.

Kerry do të ketë po ashtu disa takime bilaterale dhe multilaterale, shkruan rel.

Më 14 shkurt, sekretari Kerry do të udhëtojë për në Tiranë, ku me autoritetet shqiptare do të diskutojë integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Shqipërisë dhe bashkëpunimin dypalësh të saj me Shtetet e Bashkuara.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kerry-niset-sot-per-ne-mynih-me-14-shkurt-ne-tirane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala