Kerry në Tiranë, policia arreston një person me një çantë të dyshimtë

Autori:Gazeta Fjala

Një person është shoqëruar në komisariat pak minuta pas mbërritjes së sekretarit amerikan të shtetit në Tiranë, raporton Shekulli.

Uniformat blu e kanë parë si të dyshimtë të riun, i cili mbante një çantë shpine dhe e kanë shoqëruar për verifikime të mëtejshme në komisariatin e policisë.

Ndalimi i tij është bërë në sheshin “Skënderbej”. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një turist të huaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kerry-ne-tirane-policia-arreston-nje-person-me-nje-cante-te-dyshimte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala