Kerry: Marrëveshjet me Serbinë tregojnë aftësi lidershipi

Autori:Avdyl Pajaziti

Sekretari i Jashtëm i SHBA-ve, John Kerry, ka përshëndetur marrëveshjet me Serbinë të bëra së fundi në Bruksel, duke thënë se kjo tregon për aftësi lidershipi.

Ai gjatë qëndrimit në Prishtinë, në një konferencë për media në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka thënë se SHBA mbështetë këto marrëveshje, ndonëse pranon që ato janë të vështira për palën kosovare.

”Ju falënderoj për këtë mikpritje, për vendosjen e këtyre flamujve që tregojnë respektin që shteti juaj për vendin tonë”.

“Jam shumë i lumtur që gjendem në Prishtinën, dhe u kërkoj ndjesë të gjithë për këtë vizitë të shkurtë. Por kam menduar se para se të shkojë në Beograd, të takohem fillimisht me përfaqësuesit e Kosovës. Pra në emër të presidentit Obama u sjell përshëndetjet më të mira, për shtetin e Kosovës”.

“Ne diskutuam, për tranzicionin, demokracinë, për sfidat në parlament. Ne e dimë që shumica e popullsisë janë të rinj, dhe ata kanë nevojë për punë. Dhe kryeministri e zv. Kryeministri janë këtu për t’i realizuar këto kërkesa. Por duhet të keni durim”.

Përderisa ne diskutuam, për rrugën e Kosovës në rrugën euroatlantike u përmend edhe dialogu me Serbinë. Ne jemi të vetëdijshme se marrëveshjet me Serbinë kanë qenë të vështira. Por aftësia për t’i bërë ato, quhet lidership. Pra unë jam këtu për të përcjellur respektin e Presidentit Obama për këtë lidership”.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë fjalimit të tij, përmendi ndihmën që SHBA i ka dhënë vendit historikisht.

“Ndihma amerikane ka qenë shumë e madhe në të gjitha format. Institucionet e Kosovës e vlerësojnë lartë ndihmën e SHBA-ve për krijimin e shtetit të Kosovës.

E ndjejmë mirënjohje dhe përgjegjësi të thellë për të gjitha që SHBA ka bërë dhe po bëjnë për Kosovën.

Ne ndërkohë po vazhdojmë integrimin, po vazhdojmë dialogun me Serbinë për të integruar komunitetin serb në Kosovë.

Përkundër kundërshtimit të Opozitës për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi, ne do të vazhdojmë këto procese.

Qeveria është e gatshme të dialogojë me Opozitën për të gjitha çështjet për të larguar dhunën”, ka thënë Mustafa./lajmi.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kerry-marreveshjet-me-serbine-tregojne-aftesi-lidershipi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala