Kerrry: ISIS-in e neutralizojmë më shpejt se Al Qaedan

Autori:Avdyl Pajaziti

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se SHBA-ja mendon se ka kapacitet për të “neutralizuar” “Shtetin Islam” më shpejt se “Al Qaedan”.

“Do ta mposhtim ISIS-in. Ne gjithmonë kemi thënë se kjo do të marrë kohë”, tha John Kerry.

“Ne e kemi nisur luftën kundër ‘Al Qaedas’ më 2001 dhe na janë dashur goxha do vite para se ta eliminonim Bin Ladenin dhe udhëheqjen dhe t’i neutralizonim si forcë vepruese. Shpresojmë ta bëjmë të njëjtën me ISIS-in më shpejt dhe mendojmë se i kemi mjetet”, ka shtuar ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kerrry-isis-in-e-neutralizojme-me-shpejt-se-al-qaedan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala