Kërkojnë të mos dëbohen 500 punëtorë nga puna

Autori:Avdyl Pajaziti

Punëtorët e fabrikës së llamarinës “Llamkos” nga Vushtrria kanë protestuar të mërkurën në qendër të Prishtinës, përkatëësisht para ndërtesës së qeverisë dhe asaj të Agjencisë Kosovare të Privatizimit . Kërkesa e punëtorëve të kësaj ndërmarrje ishte që të mos mbyllet fabrika dhe të gjendet zgjodhje për ta.

“Tash e një vit as Qeveria dhe as AKP-ja nuk kanë marrë masa për gjetjen e një zgjidhje që të mos mbyllen 500 vende të punës.  Kemi dalur sot që t’i senzibilizojmë institucionet dhe opinionin për mbylljen dhe fillimin e likuidimit të ndërmarrjes”, tha . Enver Isufi, kryetar i sindikates së puntorëve të ndërmarrjes.

Llamkos kishte shkuar dy herë në process të privatizimit, por në të dy rastet privatizuersit kanë dështuar t’i përmbushin premtimet. Tash, punëtorët kërkojnë hetimin e tërë procesit, pasi jorrallëherë është dyshuar për manipulime të mdryshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kerkojne-te-mos-i-debojne-500-punetore-nga-puna/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala