Kërkohet rritja e tarifave për regjistrim të automjeteve

Qeveria e Kosovës shumë shpejtë pritet të marr vendim për të rritur tarifat për regjistrim të automjeteve dhe taksën rrugore.
Gazeta Fjala mëson se ky është një sugjerim që vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore për shkak të mungesës së buxhetit të shtetit për mirëmbajtjen e rrugëve.
“FMN-ja dhe Banka Botërore kanë sugjeruar që të rriten tarifat e shfrytëzimit të rrugëve dhe tarifat e regjistrimit të automjeteve për të siguruar fonde të mjaftueshme në dispozicion për mirëmbajtjen e rrugëve në periudhë afatmesme dhe afatgjatë”, thuhet në një raport të FMN-së, të cilin e posedon Gazeta Fjala.