Kërkohet rishqyrtimi profesorëve me punime “të dyshimta” dhe asistentëve që nuk i plotësojnë kriteret

Autori:Avdyl Pajaziti

Komisioni për studime ka kërkuar nga senati që në mbledhjen e ardhshme të shqyrtohet rasti i profesorit të psikologjisë në Fakultetin Filozofik, Ali Riza Aliu, për shkak të një publikimi i cili është bërë me vonesë dhe komisioni ende nuk ka arritur ta shqyrtojë, kurse rastet tjera në shumicën e fakultete sipas prorektores Eda Vula, kanë shkel statutin sepse nuk i kanë plotësuar dy kushte për publikime: nuk janë autor i parë dhe e dyta nuk janë autorë korrespondentë

Po ashtu ky komision ka bërë të ditur se profesorët Dashamir Bërxulli dhe Mytaher Haskuka nuk i kanë punimet e duhura për t’u bërë profesorë. Kjo pasi që për tu bërë profesor i asociuar në UP, duhet pasur të publikuara tri punime shkencore dhe cilësore, kurse për profesor të rregullt duhet të publikohen pesë punime shkencore, shkruan Gazeta Express.

Edhe në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike duhet të shqyrtohen tre profesorë, si dhe një asistent i cili nuk i plotëson kriteret për të qenë asistent i UP’së.

Kjo ka ngjallur debat midis dekanit, Bujar Dugolli, profesorit Skender Ahmeti dhe prorektores Vula.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kerkohet-rishqyrtimi-profesoreve-me-punime-te-dyshimta-dhe-asistenteve-qe-nuk-i-plotesojne-kriteret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala