Gërxhaliu: TVSH të ndryshoj vazhdimisht

Autori:Avdyl Pajaziti

Pakoja fiskale e cila hyri në fuqi më 1 Shtator të këtij viti ka zgjuar reagimet e shumë analistëve dhe njohës të çështjeve ekonomike rreth asaj se kjo pako nuk po e kryen funksionin për të cilën është krijuar.

Oda Ekonomike e Kosovës të Premten mbajti konferencën për media rreth këtyre problematikave të cilat janë bërë aktualitet i opinionit publik, transmeton Gazeta Fjala

Kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, tha se është bërë thirrje tash e 16 vite për lehtësime fiskale, një kohë në të cilën zërat që po flasin nuk kanë ditur se çka është ajo. Ai tha se pakoja fiskale duhet të jetë proces i cili ndryshon vazhdimisht, dhe në të ardhmen të parashihet edhe ulja e barërave në 8%. Ai thotë se duhet të pritet deri në muajin e ardhshëm që të dilet me konkludime nga organet kompetente dhe pastaj të komentohet pakoja.

Nait Shatku nga ATK bëri thirrje që pakoja e re fiskale të shikohet me sy  ndryshe nga ai që po shikohet, dhe se bizneset duhet ta analizojnë atë mirë në mënyrë që të mos dalin në treg me çmime paushall. Ai tha se ATK ka bërë të gjitha përgatitjet që të ofrojë shërbimin e duhur bizneseve që ata të jenë të gatshëm ti shfrytëzojnë këto lehtësira fiskale. Gjithashtu ai tha se kjo pako na bën neve më të privilegjuar në rajon, pasi që ajo është pakoja me lehtësimet më të mëdha. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kerkohet-rishikimi-i-pakos-fiskale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala