Kërkohet qetësi në Mitrovicë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i komunës së jugut të Mitrovicës, Agim Bahtiri, bashkë me përfaqësuesen e komunës së veriut të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq, si dhe zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti, kanë vlerësuar se pjesëtarët e KFOR-it, FSK-së, Policisë së Kosovës dhe të zjarrfikësve, po bëjnë një punë të madhe përgjatë rrjedhës së lumit Ibër për gjetjen e 17-vjeçarit Sead Alushi, të raportuar si të zhdukur që nga dita e premte.

Ata, gjatë një konference me gazetarë të organizuar të hënën nga Shtabi i improvizuar për kërkimin e të zhdukurit, që ndodhet në veri të Mitrovicës, kanë ofruar mbështetje të parezervë, duke garantuar se do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të zbardhur rastin.

Ndërkaq, Hoxhiq ka bërë thirrje që incidentit mos t’i jepet karakter ndëretnik.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kerkohet-qetesi-ne-mitrovice/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala