Kërkohet nga AKI-ja që të raportojë për sigurinë në vend

Autori:Avdyl Pajaziti

Në mbledhjen e sotme të Komisioni për mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Inteligjencë, është kërkuar nga AKI që  të raportojë në këtë komision lidhur me gjendjen e  sigurisë në vend.

Poashtu në takimin e sotëm është shqyrtuar edhe raporti i Punës për vitin e kaluar dhe Plani i Punës për këtë vit.

Mbledhja është kryesuar nga Duda Balje, nënkryetare e dytë e komisionit, ndërkaq, është vendosur që pjesë nga agjenda e papërmbushur nga viti kaluar, të inkorporohen në Planin e Punës, i cili pritet të miratohet në mbledhjen e radhës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kerkohet-nga-aki-ja-qe-te-raportoje-per-sigurine-ne-vend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala