Kërkohet ndihma e Evropës

Autori:Zekirja Shabani

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, në urimin e tij për shtatë vjetorin e pavarësisë së Kossovës ka kërkuar  që Evropa të përkrah dhe ndihmoj zhvillimin ekonomik dhe social te Kosovës.

“Rezultate e zhvillimit ekonomik të UE janë evidente dhe këto rezultate kanë efektin pozitiv si në aspektin social ashtu edhe në qëndrueshmërinë ekonomike dhe imazhin e vendeve të UE-së. Oda Ekonomike e Kosovës angazhohet që Kosova të jetë pjesë e monitorimit të  EU-së, që do të mundësonte zhvillim ekonomik dhe liberalizimin e vizave, që është më se i domosdoshëm, dhe që do të jetë mënyra më e mirë për ndaljen e migrimit të mëtejmë të qytetarëve të vendit tone , për përmirësimin e ambientit biznisor dhe sigurimin e stabilitetit social dhe politik dhe mbi të gjitha për përmirësimin e imazhit të pavolitshëm që aktualisht e ka Kosova”, ka thënë Gërxhaliu.

Prandaj, sipas tij kombinimi I monitorimit të zhvillimit ekonomik dhe përgjegjësia më e madhe nga BE dhe liberalizimi I vizave paraqet mundësinë e vetme për të dal nga situate aktuale në të cilën ndodhet Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kerkohet-ndihma-e-evropes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala