Kërkohet ndërtimi i konviktit numër 8

Komisioni Parlamentar i Kuvendit të Kosovës për arsim, shkencë dhe teknologji, sport e rini, ka vizituar sot Qendrën Studentore të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe ka parë së afërmi gjendjen se ku jetojnë ata. Nait Hasani kryetar i këtij komisioni theksoi se kanë një kërkesë nga studentët për ndërtimin e një konvikti të ri.
“Kërkesa është ndërtimi i një konvikti të ri, konviktit 8, i cili do të ketë 303 shtretër dhe do të kushtoj diku 1 milion e 800 mijë euro, por mundën edhe këta të kenë një investim për ndërtim fillestarë të vetin deri në 100 mijë euro dhe të kërkojnë ndihmën e ndonjë donacioni tjetër për ndërtimin, ku pjesa tjetër e parave do të vijë më pas… Dhe ndërtimi i këtij konvikti nr 8 do të jetë një mundësi e mirë për të pranuar edhe 300 persona”, tha Hasani, raporton Kosovapress.
Ndërsa, drejtori i kësaj qendre, Fatmir Sfishta tha se shpreson që ky komision do të ndihmon që kërkesat e tyre të avancohen.
“Mendoj që këta deputet me autoritetin e tyre do të ndikojnë edhe në komisionet tjera parlamentare në mënyrë që të kem buxhetin shtesë, gjatë këtij viti dhe vitin e ardhshëm që të përfundoj ndërtimi i atij konvikti, i cili sa do pak do ta zbut kërkesën për banim, i ka vetëm 303 shtretër dhe sa do kudo e zbutë atë kërkesë që është për banim nga ana e studentëve”, tha Sfishta, transmeton lajmi.net