Kërkohet ndalja e konsumit të pijeve energjike

Autori:Avdyl Pajaziti

Shumë njerëz janë të mendimit se këto pije duhet të ndalohen për fëmijët nën moshën 16 vjeçare për arsye se përmbajnë dozë të lartë të sheqerit dhe kafeinës, transmeton Mirror.

Në Britani, pas një hulumtimi rezultatet thonë që më shumë se gjysma e britanezëve pajtohen që këtyre produkteve të pijeve energjike t’u vihet një taksë shtesë, në mënyrë që të ulet përdorimi i tyre tek fëmijët.

Përveç alternativës së taksës, edhe ndalimi i shitjes tek fëmijët në mënyrë të rreptë ka fituar një mbështetje të madhe.

Shumë herë është raportuar për pasojat që këto pije mund të kenë te grupet e caktuara të njerëzve veçanërisht tek fëmijët.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kerkohet-ndalja-e-konsumit-te-pijeve-energjike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala